

Vlorë – Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Bashaj, ku një fëmijë është detyruar të transportohet me helikopter drejt spitalit të Vlorës, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë dhe ambulanca nuk mundi të mbërrinte në zonë për shkak të shembjes së aksit rrugor.
Sipas informacioneve, fëmija kishte pësuar një goditje në kokë nga një mushkë dy ditë më parë. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, sot u kërkua ndërhyrja emergjente e Forcave Ajrore, të cilat realizuan transportimin ajror të të miturit drejt spitalit rajonal.
Aksi rrugor që lidh fshatin Bashaj me zonat përreth rezulton i shembur prej rreth pesë ditësh, së bashku me një pjesë të masivit malor, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve, përfshirë edhe shërbimin e urgjencës mjekësore.
Banorët kanë ngritur shqetësimin për situatën e rëndë infrastrukturore, ndërsa problematika e shembjes së rrugës është raportuar edhe ditët e fundit. Autoritetet pritet të ndërhyjnë për rehabilitimin e aksit dhe garantimin e aksesit për shërbimet emergjente.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






