

Tiranë – Një 35-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka vjedhur shuma parash në subjektin ku ishte i punësuar si kamarier.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i arrestuari, me iniciale J. N., dyshohet se gjatë ditës së djeshme ka marrë para nga lokali ku punonte. Ngjarja u denoncua nga menaxheri i subjektit, i cili njoftoi autoritetet menjëherë pas konstatimit të mungesës së parave.
Pas kallëzimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan veprimet hetimore, duke analizuar pamjet filmike të sigurisë dhe kryer kontroll fizik ndaj të dyshuarit. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një pjesë të shumës së vjedhur, në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës, pas kallëzimit të bërë nga menaxheri i një lokali për vjedhje të shumave të parave, kanë identifikuar dhe arrestuar shtetasin J. N., 35 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet rezultoi se ky shtetas kishte vjedhur shuma parash në subjektin ku ishte i punësuar si kamarier. Një pjesë e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë.”
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






