

Prishtinë – Një konflikt familjar ka dalë në dritë mes këngëtares së njohur kosovare dhe kandidates për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Edona Llalloshi, dhe ish-bashkëshortit të saj, Gazmond Haxhifejzullahut.
Haxhifejzullahu ka bërë deklarata të forta, duke pretenduar se Llalloshi po shkel vendimet e gjykatës dhe po përdor fëmijët si mjet presioni dhe hakmarrjeje, pas kërkesës së tij për ndarjen e pasurisë së përbashkët. Ai thotë se prej më shumë se tetë muajsh nuk ka pasur kontakt me fëmijët, një situatë që e përshkruan si dramatike dhe jashtëzakonisht të dhimbshme. “Jam i përjashtuar plotësisht nga jeta e fëmijëve të mi. Nuk më lejohet as t’i shoh, pavarësisht vendimeve të gjykatës”, thekson ai.
Sipas Haxhifejzullahut, konflikti familjar u thellua edhe nga ndikimet jashtëzakonisht personale, përfshirë, sipas tij, këshillat e një fallxhoreje, që sipas tij kanë ndikuar në vendimet e ish-bashkëshortes. “Këtu nisi shkatërrimi i familjes. Vendimet nuk merren më në bazë të arsyes, por të parashikimeve”, deklaron ai.
Ai shton se kërkesa e tij për ndarjen e pasurisë së përbashkët ka qenë një tjetër shkak që ka thelluar konfliktin dhe ka çuar në përjashtimin nga jeta e fëmijëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






