Transmetuar më 12-01-2026, 13:00

Tiranë – Partia Demokratike ka depozituar sot pranë Gjykatës Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e zgjedhjes së Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit.

Në kërkesën e saj, PD kërkon gjithashtu pezullimin e Shabanit nga detyra deri në vendimin përfundimtar të Kushtetueses.

Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit më 11 dhjetor 2025, një seancë plenare e cila u shoqërua nga debate të forta dhe tensione, pasi PD pretendonte se kishte tërhequr firmat e mbështetjes së kandidaturës së tij.

Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë brenda ditëve në vijim kërkesën e Partisë Demokratike dhe të vendosë për të ardhmen e emërimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit