Transmetuar më 12-01-2026, 12:25

Tiranë – Ministria e Arsimit dhe Sportit njoftoi sot datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2026 për nxënësit e arsimit të përgjithshëm dhe profesional.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri me dije se për orientimin e maturantëve gjatë përgatitjes janë publikuar dhe shpërndarë gjithashtu testet model, të cilat ndihmojnë nxënësit të njohin formatin dhe kërkesat e provimeve. Ajo nënvizoi se çdo shkelje e rregullave të provimeve do të penalizohet sipas rregullores përkatëse.

Sipas njoftimit të MAS, datat e provimeve janë si më poshtë:

Gjuhë e huaj: 2 qershor 2026

Gjuhë shqipe dhe letërsi: 9 qershor 2026

Matematikë: 16 qershor 2026

Provimi me zgjedhje: 23 qershor 2026

Të gjitha provimet fillojnë në orën 10:00 dhe kanë një kohëzgjatje prej 2 orësh e 30 minutash.

Udhëzimi i plotë gjendet këtu.

Urdhri i ministrisë gjendet këtu.

Provimi me zgjedhje ofron mundësinë për të zgjedhur lëndë të ndryshme, duke përfshirë: Kimi, Biologji, Histori, Gjeografi, Qytetari, Psikologji, Filozofi, Sociologji, Ekonomi, Histori Arti, Histori Muzike dhe Histori Baleti.

Testet e Maturës hartohen, administrohen dhe vlerësohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA). Përgatitja e nxënësve lehtësohet edhe nga testet model, të shpërndara në të gjitha shkollat, për të orientuar maturantët mbi strukturën dhe kërkesat e provimeve.

MATURA SHTETËRORE 2026

PROGRAMET ORIENTUESE PËR GJIMNAZIN

(Gjuhë shqipe dhe LetërsiGjuhë e huajMatematikëFizikë, Kimi, Biologji, Histori, Gjeografi, Sociologji-Filozofi, Ekonomi, Qytetari-Psikologji)

PROGRAMET ORIENTUESE PËR ARSIMIN PROFESIONAL

Gj.Shqipe dhe Letersi (Artisitke ,Sportive Dhe Profesionale)Gjuhë e huajMatematikë

PROGRAMET ORIENTUESE PËR SHKOLLAT ARTISTIKE, SPORTIVE

 Gjuhë shqipe dhe LetërsiGjuhë e huajMatematikë-SportiveMatematikë-Artistike, Histori ArtiHistori BaletiHistori Muzike

PROGRAMET ORIENTUESE PËR SHKOLLAT ME DREJTIM GJUHËSOR

 Gjuhë shqipe dhe LetërsiGjuhë e huajMatematikë

PROGRAMET ORIENTUESE- INSTITUTI I NXËNËSVE QË NUK DËGJOJNË  INND –

 Gjuha angleze,INND – Matematika, INND – Teori e integruar Tekonologji dhe TIK , INND -Gjuhe shqipe dhe letersi

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit