

Po zhvillohet jashtë radhë mbledhja e këshillit bashkiak në bashkinë e Maliqit, e organizuar për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet e muajit nëntor 2025.
Prezentë në mbledhje janë edhe fermerë të kësaj bashkie të cilët po debatojnë me drejtuesit e kësaj bashkie lidhur me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e para. Sipas tyre, numri i fermerëve të prekur është i madh dhe dëmet janë shumë të konsiderueshme në prodhimet bujqësore të cilat iu janë shkatërruar. Julian Guri, një prej fermerëve potencialë në territorin e bashkisë, Maliq ju bën thirrje fermerëve për rezistencë.
“Asnjë nuk duhet të lëvizi që këtu, ne duam përgjigje konkrete, le të vijë kush të dojë, çfarë do bëhet. Ku janë dëmshpërblimet?” – thotë fermeri.
Në përfundim të mbledhjes pritet të shihet se çfarë do të vendoset për këtë çështje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






