

Një person ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në Tiranë por ai nuk është identifikuar pasi mesa duket nuk ka pasur mjete identifikimi me vete.
Policia e Tiranës tha se rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Nikols” afër rrugës së Elbasanit, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 37 vjeç ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale.
Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Është ende e paqartë kush është burri që ka humbur jetën në këtë aksident. Dyshimet janë se është midis moshës 65 deri 70 vjeç dhe mund të jetë banor i zonës. I ndjeri është dërguar në morg. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






