

GREQI- Një atentat me armë zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Greqi, ku kanë mbetur të plagosur pronari shqiptar i një restoranti fast food dhe djali i tij 37-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 02:40, tre persona të maskuar kanë mbërritur me automjet pranë biznesit të ndodhur në rrugën Agoniston Polytechneiou dhe kanë hapur zjarr ndaj dy viktimave.
Policia lokale tha se persona të panjohur në një makinë ndaluan jashtë biznesit dhe hapën zjarr mbi pronarin 70-vjeçar dhe djalin e tij.
Të dy u plagosën nga të shtënat dhe u dërguan në spital.
Pronari i restorantit, 70 vjeç, me origjinë shqiptare, është plagosur në këmbë, ndërsa djali i tij ka marrë plagë nga armë zjarri në kofshë dhe pulpë. Të dy janë transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje, forcat e policisë kanë sekuestruar katër gëzhoja, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi me automjet në drejtim të panjohur.
Mediat greke raportojnë se hetimet për zbardhjen e ngjarjes i ka marrë përsipër Njësia e Krimeve të Rënda, Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar e njohur si FBI greke, ndërsa po shqyrtohen pistat e mundshme mbi motivet e sulmit.
Me sa duket, kjo nuk ishte një grabitje, por sulmi ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve personale, dyshon policia.
Aktualisht ka filluar mbledhja e materialeve vizuale nga kamerat e sigurisë në shtëpi dhe dyqane në zonën më të gjerë, me qëllim identifikimin e provave që do të çojnë në identitetin e autorëve të sulmit të përgjakshëm.
Nga të dhënat e para shihet se tre burra mbërritën në vendngjarje me një makinë private dhe qëlluan mbi dy burrat me origjinë shqiptare, jashtë dyqanit që ndodhej në rrugën Agoniston Polytechniou.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






