Transmetuar më 12-01-2026, 08:27

Në kuadër të dinamikave të punës dhe rritjes së eficiencës drejtuese në strukturat e Policisë së Shtetit, janë marrë këto vendime:

Drejtues Vilson Bala emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Drejtues Islor Islami caktohet përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Drejtues Afrim Tafa caktohet përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Gjithashtu, për shkak të rezultateve të larta të arritura gjatë fundvitit 2025 në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka revokuar dorëheqjen e Drejtuesit Fatmir Hoxha, i cili do të vijojë ushtrimin e detyrës si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Vendimet synojnë forcimin e drejtimit operacional dhe përmirësimin e mëtejshëm të performancës së strukturave vendore të Policisë së Shtetit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit