

ITALI – Tensionet shpërthyen në minutën e 70-të të ndeshjes Inter – Napoli. Gjyqtari Doveri u thirr në VAR dhe i dha një penallti zikaltërve për një faull të Rrahmanit ndaj Mkhitaryan.
Pak më pas, Antonio Conte humbi durimin dhe, në shenjë proteste, e goditi topin larg. Gjyqtari i tregoi kartonin e kuq, por trajneri refuzoi ta pranonte.
Ai u përball ballë për ballë me gjyqtarin e katërt dhe, ndërsa po largohej nga fusha, bërtiti disa herë: "Turp të ju vijë të gjithëve!" drejt ekipit të gjyqtarëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






