Transmetuar më 12-01-2026, 08:13

IRAN – Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) e Shqipërisë u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen aktualisht në Iran të tregojnë kujdes të shtuar, në kushtet e protestave të dhunshme që kanë shpërthyer në disa zona të vendit.

Përmes një njoftimi zyrtar, MEPJ këshillon qytetarët shqiptarë të shmangin zonat e protestave, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore shqiptare.

Në mungesë të një përfaqësie diplomatike shqiptare në Iran, diplomacia shqiptare ka vënë në dispozicion të bashkëkombësve kontaktet e pesë përfaqësive diplomatike në rajonin e Lindjes së Mesme, konkretisht në: Katar, Kuvajt, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqi.

Për çdo informacion, emergjencë apo nevojë për asistencë konsullore, qytetarët shqiptarë mund të kontaktojnë në adresat zyrtare të mëposhtme:

Ambasada e Shqipërisë në Kuvajt: [email protected]

Ambasada e Shqipërisë në Arabinë Saudite: [email protected]

Ambasada e Shqipërisë në Turqi: [email protected]

MEPJ nënvizon se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë të informuar përmes kanaleve zyrtare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit