

Vik Ntominik Gioel, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol, u arrestua më 9 janar 2026, në qytetin e Santa Martës në Kolumbi, me kërkesë të autoriteteve gjyqësore të Mbretërisë së Spanjës.
Gioel, koordinonte dërgesat e drogës drejt vendeve evropiane, kryesisht në Spanjë. Autoritetet spanjolle, zbuluan se ai përdorte dokumente identifikimi të shumta, përfshirë shqiptare, greke, spanjolle dhe belge, si dhe dokumente të siguruara në mënyrë të parregullt për në Kolumbi.
Në ‘sytë’ e kontrollit të emigracionit dhe policisë, ai paraqitej si shqiptar me emrin Xhuti Zuluaga Arsen. Mediat e huaja shkruajnë se, Gioel dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe si pjestar në një organizatë kriminale, e cila vepronte gjerësisht në disa shtete.
Pas gjashtë muajsh hetime intensive të zhvilluara në bashkëpunim ndërkombëtar, u bë i mundur arrestimi i tij në territorin kolumbian nga Byroja Qendrore Kombëtare e INTERPOL-it
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






