Transmetuar më 11-01-2026, 18:56

Një debat i ashpër ka ndodhur në “Fan Club” mes dy opinionistëve Zhaklinës dhe Arjanit, gjatë një diskutimi për raportin e Mirit me Selin. Zhaklin e ka quajtur Mirin “sugar daddy”, ku Arjani e ka kundërshtuar Zhaklinën duke i thënë se sugar është një “baba” që të mban me lekë. Gjithashtu, ai shtoi se raportin që Miri ka me Selin e shikon që konkurrenti e sheh Selin si vajzën e tij.

Pjesë nga debati:

Zhaklin Lekatari: Miri është një “sugar daddy”. Arjan Konomi: Babi sugar është “babai” që të mban me lekë. Zhaklin Lekatari: Këtë marrëdhënie që e ka me Selin, e ka me Lornën, e ka me Lore, e ka me një grup vajzash. Arjani Konomi: Unë e shikoj që e ka si vajzën e tij. Zhaklin Lekatari: Po mundohesh të krijosh një çift pa qenë fare çift. Arjani Konomi: Jam dakord me ju që nuk është zhigolo. Zhaklin Lekatari: Nuk është zhigolo as ngacmues, por është një “sugar daddy”, një baba i sheqertë, por në kuptimin e parë të fjalës sugar. Baba i ëmbël, babaxhan që i qëndron vajzave afër dhe i ndihmon vajzat, që u jep strategji edhe u jep vajzave lojë. Arjani Konomi: Jo, nuk është kjo “sugar daddy”, më vjen keq që nuk e di, “sugar daddy” është një që të mban me lekë, si ka shumë në Shqipëri.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit