

Kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj, banues në fshatin Fullqet, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e një përroi në fshatin Darsë, kanë vijuar edhe ditën e sotme.
Ka qenë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se polumbarët e Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 22 efektivë të Forcave të Armatosura po vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e të riut që dyshohet se u mor nga rrjedha e lumit Mat pas një aksidenti me makinë.
Sipas ministrit, me ndihmën e dronëve dhe pajisjeve të specializuara, çdo metër terreni po kontrollohet, nga ura e Darsës në Klos deri në bashkinë e Matit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






