Transmetuar më 11-01-2026, 17:21

Reshjet e borës e kthyen Malin e Dajtit këtë fundjavë në një destinacion mjaft të kërkuar këtë të diel për qytetarët e Tiranës, por jo vetëm.

Kërkesa e lartë për ta vizituar atë ka dhënë efekte të menjëhershme edhe në trafik, ku disa akse të kryeqytetit kanë qenë tërësisht të bllokuara.

Pamjet me radhë kilometrike të automjeteve i përkasin rrugës Xhanfize Keko, për të vijuar me rrethrrotullimin pranë Institutit të Shëndetit Publik, rrugën Sotir Çaci e Shefqet Kuka, që të lidhin me zonën e Dajtit.

Kaos në lëvizjen e automjeteve pati dhe në rrugën Myslym Keta, që të lidh me rrugën e Arbrit, ku makinave iu desh më shumë se 1 orë për të përshkruar disa kilometra.

Bllokimi i këtyre segmenteve rrugore shkaktoi radhë kilometrike edhe në Unazën e Madhe dhe hyrjet/daljet e saj, ku pjesa më e madhe e automjeteve kishin drejtim nga Mali i Dajtit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit