

Një biznesmen shqiptar nga Peja në Kosovë, mbeti i plagusur sot dhe ndodhet në gjendje serioze në spital, ndërsa policia thotë se hetimet nxjerrin krim ku janë përfshirë tre persona në vendngjarje.
I plagosuri është Jeton Buquku, banor i Pejës, raporton noa.al. ai u qëllua me armë zjarri sot paradite në rrethana të paqarta.
Autoritetet thanë se Buquku është qëlluar me armë zjarri dhe ka pësuar plagë të rënda, ndërsa pas incidentit është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në momentin e ikjes nga vendi i ngjarjes, të dyshuarit kanë qenë tre persona në një veturë. Gjatë tentativës për t’u larguar, atyre u ka rënë çelësi i veturës, gjë që ka bërë që automjeti të mbetet në vendin e ngjarjes.
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet hetimore. Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se hetimet janë në zhvillim.
“Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes. Janë duke u ndërmarrë veprime hetimore, ndërkohë që po punohet intensivisht për identifikimin dhe lokalizimin e personave të dyshuar”, ka deklaruar Nikçi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






