

11 Janar 2026
Aksi rrugor Librazhd–Bulqizë, konkretisht segmenti Zgosht–Ura e Çerenecit, ka qenë këtë fundjavë pothuajse i pakalueshëm për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe mungesës së ndërhyrjes në kohë për pastrim dhe kriposje.
Si pasojë, dhjetëra automjete dhe qindra turistë që udhëtonin drejt zonës turistike të Shebenikut kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra në zonën e njohur si “Shkalla e Lunikut”.
Situata ka shkaktuar vështirësi serioze në qarkullim dhe shqetësime për sigurinë e udhëtarëve, duke ngritur alarmin edhe për ndikimin negativ që mund të ketë në turizmin malor, veçanërisht gjatë një periudhe me fluks të lartë vizitorësh.
Ndërhyrja për hapjen e rrugës është kryer me vonesë nga Bashkia e Librazhdit. Ky aks konsiderohet strategjik për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës, çka e bën të domosdoshme mirëmbajtjen e tij, veçanërisht gjatë kushteve të vështira atmosferike.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






