Transmetuar më 11-01-2026, 11:59

Policia e Shtetit ka finalizuar sot operacionin policor të koduar “Operacionalja 77”, i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet italiane.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve operacionale përmes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, është lokalizuar, kapur dhe arrestuar provizorisht me qëllim ekstradimin në Itali shtetasi Alesjo Abdija, 38 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas Policisë, 38-vjeçari është dënuar në vitin 2024 nga Gjykata e Perugias në Itali, me 6 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Arrestimi i tij është kryer në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të strukturave speciale të Policisë së Shtetit për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar dhe goditjen e krimit të organizuar ndërkufitar.

Ndërkohë, vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës për përfundimin e procedurave ligjore dhe ekstradimin e 38-vjeçarit drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit