Transmetuar më 11-01-2026, 10:44

Elbasan, 11 janar 2026 Policia e Elbasanit ka finalizuar pas disa javësh hetime me metoda proaktive operacionin policor të koduar “Transit”, duke goditur një aktivitet të paligjshëm të prostitucionit të ushtruar nga shtetase të huaja në qytetin e Elbasanit.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Si rezultat i hetimeve intensive, u provua se në dy apartamente në qytetin e Elbasanit ushtrohej prostitucion nga shtetase kolumbiane, të cilat dyshohet se kontaktonin klientët përmes faqeve në internet. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetaset D. P., 20 vjeçe, D. M., 18 vjeçe dhe J. D., 34 vjeçe, të treja shtetase kolumbiane, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja M. J., 34 vjeçe, pronare e apartamentit ku kryhej aktiviteti i paligjshëm, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Gjatë kontrolleve në ambientet ku ushtrohej kjo veprimtari, policia sekuestroi shuma parash në valuta të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm, si dhe celularë dhe dokumente identifikimi, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

Policia bën me dije se, në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme ligjore.

DVP Elbasan

Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Transit”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetase kolumbiane që ushtronin prostitucion në 2 apartamente në qytetin e Elbasanit.

Procedohet penalisht në gjendje të lirë pronarja e apartamentit.

Sekuestrohen shuma parash të valutave të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, dokumente identifikimi dhe celularë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale, si rezultat i hetimeve intensive të kryera me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin e koduar “Transit”.

Nga hetimet u provua se në dy apartamente në qytetin e Elbasanit ushtrohej prostitucion nga shtetase të huaja, të cilat kontaktonin klientët nëpërmjet faqeve në internet.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetaset:

D. P., 20 vjeçe, D. M., 18 vjeçe, J. D., 34 vjeçe, të treja shtetase kolumbiane, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen M. J., 34 vjeçe, pronare e apartamentit ku kryhej aktiviteti i paligjshëm, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Gjatë kontrollit në ambientet e ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma parash të valutave të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, celularë dhe dokumente të ndryshme.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit