

Kryeministri Edi Rama ka nisur episodin e radhës të podcastit “Flasim” duke flur për përmbytjet masive, me të cilat po përballet vendi në ditët e fundit.
Rama u shpreh se situata e rënduar nuk ka prekur vetëm vendin tonë, teksa solli shembullin e Stambollit, nga ku sipas tij, vinë pamje apokaliktike. Rama shtoi se shkak për përmbytjet është përkeqësimi i motit.
“Nuk ka prekur vetëm vendin tonë, të paktën jo për arsyet që ziejnë tenxheret mediatike por një hartë të gjerë, deri në Stamboll ku kishte pamje apokaliptike. Një masë ajri e ftohtë nga veriu është përplasur me një valë të ngrohtë nga Mesdheu që ka sjellë këtë situatë. Ndryshimi klimatik nuk do të thotë vetëm verëra të nxehta, por edhe stinë të pa qëndrueshme dhe mot këmbëngulës. Më shumë zjarre dhe përmbytje, është tashmë një kuadrat i ri i klimës ku jetojmë, por jam krenar që në çdo situatë emergjence jemi më të përgatitur falë investimeve të bëra”-, tha ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






