Transmetuar më 11-01-2026, 09:56

Prefektura e Qarkut Durrës Raport i përditësuar

Informacion i datës 11.01.2026, ora 07:30 mbi situatën e krijuar në Qarkun Durrës.

Bashkia Durrës Situata në territorin e Bashkisë Durrës : Mëngjesi paraqitet i qetë moti është i kthjellet ,gjatë natës ka pasur prani të reshjeve të shiut me intesitet shumë të ulët.

Strukturat operacionale dhe ato të emergjencave ndodhen në terren dhe po e ndjekin situatën në mënyrë të pandërprerë, në koordinim me Shtabin e Emergjencave Civile.

Situtata hidrike.

Lumi Erzen ka rritje të nivelit të ujit dhe është në kuota maksimale dhe po mbahet në monitorim të plotë. Lumi Ishëm është ne kuota normale.

Bashkia Krujë

Në territorin e Bashkisë Krujë,Mëngjesi paraqitet motë i kthjellet dhe pa problematika.Në malet e krujës në fshatin Cudhi vihet re prezenca e borës që ka mbuluar zonat malore . Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intesitet të ulët.

Lumi Gjole Dhe Zezë janë në kuota normale .

Grupet e punës do vazhdojnë me inspektimet e dëmeve nëper zonat problematike deri në evidentimin e plotë te tyre.

Bashkia Shijak

Informacion mbi situatën e krijuar në Bashkine Shijak. Strukturat e Bashkisë ndodhen në terren dhe po e ndjekin situatën në mënyrë të pandërprerë, në koordinim me Shtabin e Emergjencave Civile.

Në Bashkinë Shijak mëngjesi është i kthjellët dhe me vransira,gjatë mbrëmjes ka pasur rënie me Intesitet të ulët shiu. Në zonën e Shijakut Kishim ndërprerje të Energjise elektrike ne Shijak,Sallmone,Gji të Lalzit. U Rikthye furnizimi me energji elektrike në keto zona. Lumi erzen ka rritur nivelin e ujit dhe është në kuota maksimale, po mbahet në monittorim nga grupet e emergjencave.

Mbetemi në kontakte dhe në ndjekje të pandërprerë të situatës.

Perditesimi I situatës. Datë: 11.01.2026 | Ora: 08:30 Prefektura e Qarkut Korçë informon se, sipas të dhënave nga strukturat përgjegjëse të bashkive, nuk raportohen problematika të reja. Vijojnë punimet për neutralizimin e plotë të situatave të krijuara gjatë ditës së djeshme. Situata në rrugë (ARRSH – Rajoni Qendër–Lindje): Segmenti Ersekë–Leskovik është i hapur dhe i kriposur. Në aksin Maliq–Kufi Gramsh ka reshje të imëta dëbore. problem mbeten aluvionet në zonën e Lozhanit. Akset Libonik–Rëmbec–Plasë, Korçë–Voskopojë, Korçë–Ersekë dhe Zemblak–Dogorë–Goricë ka pasur reshje bore, po punohet për pastrim dhe kriposje, ndërsa qarkullimi vijon normal. Bilisht–Miras qarkullimi kryhet me goma dimërore. Segmentet K/Boboshticë–Dardhë dhe K/Lapidari Podgori–K/Podgori–Liqenas: vijojnë reshjet e borës, po kryhet pastrim dhe kriposje. Situata energjetike (OSHEE): Aktualisht janë 6 fidera të stakuar, me rreth 600 abonentë ruralë pa energji elektrike. Nuk ka mungesë energjie në zonat urbane. Korçë: 1 fidera Maliq: 2 fidera Pogradec: 2 fidera Bilisht: situatë normale Ersekë: 1 fider

Ekipet jane ne gadishmeri per riparimin e defekteve qe jane ne teren. Te gjithe fiderat qe furnizojne me energji elektrike konsumatoret e rendesise se vecante jane ne gjendje pune. Hidrovori Pogradec ne fideri (8-18) Perpunim Druri N/St Pogradec eshte ne pune normale. Prefektura e Qarkut Korce është në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe në bashkëpunim me institucionet përkatëse po merren të gjitha masat për rikthimin e plotë të normalitetit.

Informacion i ores 08.00 date 11.01.2026 mbi situaten ne qarkun Fier. Aktualisht ne qarkun Fier nuk ka reshje shiu. Deri në këto momente situata paraq itet si meposhte: * Nuk ka infrastruktur kritike te demtuar. * Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht. * ⁠Furnizimi me energji elektrike është në normalitet. * ⁠Furnizimi me ujë të pijshëm është në normalitet. * Hidrovoret janë në gjendje pune dhe në gatishmeri të plote * Prurjet ne lumin Vjose jane ne kuota te larta me nje tendence ne ulje referuar te dhenave nga ura e Memaliaj. * Vazhdon terheqja e ujrave ne drejtim te Hidrovorit te Darzezes nga tokat bujqesore te prekura nga permbytja e lumit Vjose. * Prurjet ne lumenjt Seman jane kuota te larta. * Lumi Seman ka dale nga shtrati ne fshatin Murriz, Njesia Adm Fiershegan, Bashkia Lushnje dhe ka brezence uji ne oborret e banesave. * Lumi Seman ka permbytur me 100-dra ha toke bujqesore brenda argjinaturave ne Roskovec-Patos dhe Fier.

* Lumi Shkumbin, ka dale nga shtrati dhe ne fshatin Thanasaj, ka kaluar nivelin e argjinatures dhe ka prekur rreth 20 banesa.

Ne terren ndodhen strukturat e Bashkise Lushnje dhe po shqyrtojne mundesine e evakuimit te keteyre banorve.

RAPORT DITOR – BASHKIA SHKODËR Datë: 11 Janar 2026 | Ora: 08:00 Situata hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm, me nivele uji nën kuotat kritike dhe pa banesa me prezencë uji në brendësi të tyre. Sipërfaqja totale e tokës bujqësore me prani uji vlerësohet rreth 525 ha, e shpërndarë sipas njësive administrative si më poshtë: Nj.A. Dajç rreth 110 ha, Nj.A. Velipojë rreth 265 ha dhe Nj.A. Ana e Malit rreth 150 ha. Prania e ujit është e kufizuar në sipërfaqe të hapura bujqësore. Në Obot, uji është prezent vetëm në afërsi të oborreve, pa depërtim në banesa; qarkullimi është i garantuar dhe realizohet me mjete të Ushtrisë. Situata e lumenjve mbetet e kontrolluar. Niveli i Bunës në Dajç është 6.58 m. Në Urën e Vjetër të Bunës, niveli i ujit është 8.50 m, rreth 1.00 m nën kuotën kritike (9.50 m). Në Urën e Bahçallëkut, lumi Drin paraqitet në kuotën 8.20 m, rreth 1.80 m nën kuotën kritike (10.00 m). Hidrovoret po punojnë në kapacitet të plotë dhe pa ndërprerje, duke mbajtur nivelet e ujit në kuota të sigurta. Furnizimi me energji elektrike është normal. Argjinaturat, kanalet kulluese dhe shkarkuesat e Digës së Rezervuarit të Shkodrës nuk paraqesin problematika apo rrezik për përmbytje. Monitorimi në terren vijon pa ndërprerje nga strukturat përgjegjëse.

PREFEKTI I QARKUT GJIROKASTER RAPORTIM Ora: 07:30 datë 11.01.2026 ⏩BASHKIA GJIROKASTËR Në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë, km 17 , vazhdon puna nga kontraktori për përforcimin e argjinaturës së lumit Drino. -Rruga e Qafës së Çajupit vijon të jetë e bllokuar; po punohet nga kontraktorët për hapjen e saj. -Rruga e Dhoksatit, njësia Lunxhëri; po vijojnë punimet, (qarkullohet me fuoriatrada). -Në qytetin e Gjirokastrës vazhdon puna për normalizimin e plotë të situatës. -Në njësinë adm. Lunxhërisi, mbi fshatin Mingul, ka rrëshqitje masive të një kodre, e cila paraqet rrezik dhe po mbahet në monitorim nga strukturat përgjegjëse. ⏩BASHKIA LIBOHOVË Në Njësinë Administrative Zagori, rrugët hyrëse të fshatrave Zhej, Lliar dhe Topovë vijojnë të jenë të bllokuara për shkak të rrëshqitjeve të dherave, të cilat vazhdojnë ende. Për normalizimin e tyre u kërkua një fadrom me zixhirë, për shkak të terrenit të vështirë. ⏩BASHKIA MEMALIAJ -Njësia Administrative Memaliaj (fshat) Një rrugë e brendshme vijon të mbetet e bllokuar, duke izoluar 5 banesa. -Njësia Administrative Luftinjë Në fshatin Tosk-Martalloz, në fund të lagjes Kërvaçkaj, ka rrëshqitje dherash që rrezikon një banesë. Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja e mjeteve është e pamundur. -Njësia Administrative Krahës Në fshatin Levan ka përsëritje të rrëshqitjeve të dherave edhe pas ndërhyrjes së ekipeve të bashkisë. Pritet raporti i specialistëve gjeolog për të ndërhyrë në fshat Memaliaj. ⏩BASHKIA DROPULL Nuk raportohen problematika. ⏩BASHKIA PËRMET -Njësia Administrative Frashër është hapur rruga deri në Kokojkë. Që do të thotë Pagri, Borockë, Kreshovë, Soropull, Odrican. Ditën e sotme do të vazhdojë puna. -Njësia Administrative Qytet Dy familje të evakuuara, nga lagjia Sede janë rikthyer në banesat e tyre. Vaazhdon puna për pastrimin e dherave në lagjen Sede, Përmet. ⏩BASHKIA KËLCYRË Në fshatin Malëshovë, njësia adm Këlcyrë, rrezikohen tre banesa nga rrëshqitja e dherave. Në të tre shtëpitë banojnë 7 persona. Nga bashkia Këlcyrë është bërë evakuimi i banorëve. Banorët janë strehuar në të afërmit e tyre. -Është bllokuar nga dherat rruga në fshatin Luar, Njësia Administrative Sukë. ⏩BASHKIA TEPELENË Situata paraqitet përgjithësisht normale -Rrugën në fshatin Dhëmblan, Njësia Administrative Qendër, e cila kalohet me vështirësi për shkak të inerteve. -Në aksin Tepelenë – Gjirokastër, pranë zonës së Shkallës së Zezë, vijon puna për pastrimin; qarkullimi kryhet me një korsi. Nga OSHEE informohem se gjithë qarku furnizohet normalisht me energji elektrike. ⏺️ LUMI VJOSË Memaliaj: niveli i ujit 4.7 metr.

SITUATA NË TERITORIN E QARKUT LEZHË, datë 11.01.2026, ora 08:30, i përditësuar. Teritori i Qarkut Lezhë ka qenë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët,e dëborë në lartësi mbi 700 m. Aktualisht rreshjet janë ndërprerë. Nga bashkia Kurbin raportohet: Ne terren,gjendja paraqitet më e përmirësuar në të gjitha zonat që gjatë ketyre ditëve ka pasur problematika, po kështu dhe në njësinë Fush Kuqe, në fshatrat Adriatik, ka vijuar evadimi i ujrave dhe ka ulje të nivelit të tij. Gjatë ditës së djeshme pasur probleme në fshatin Patog, kryesisht nëpër lokalet dhe bizneset per arsye te baticave detare. Sot do vijojë verfikimi i dëmëve në gjithë territorin nga grupet e punës, dhe kryesisht të përqëndruara në fshatin Adriatik ku dhe na jepet mundesia për të konstatuar më qartë dëmet pas tërheqjes së ujrave. Do vijojne punimet per sistemimin dhe pastrimin e rrugicave te lagjes dhe largimin e inerteve apo aluvioneve të sjella nga prurjet. Po ashtu do vijoje pastrimi dhe forcimi i KUL-se gjatë gjithë gjatësisë së tij në Njësinë Mamurras. Mjetet e punes do vijojne të jenë ato që kemi pasur disponibel gjatë gjithë këtyre ditëve, me perjashtim të Eskavatorit te FA-se, i cili pas përfundimit të punës në segmentin Skuraj-Vinjolle, është tërhequr ditën e djeshme. Vijon të mbetet problematike fenomeni i rreshqitjes së tokës, në të gjtha zonat kodrinore e malore. Nga bashkia Lezhë raportohet: Situata paraqitet e qetë ne Bashkine Lezhë . Gjatë ditës së sotme do te vijoji monitorimi i gjithe teritorit të bashkisë per problematikat qe mund te shfaqen. Grupet e punës do të vazhdojnë punën për evidentimin dhe vlersimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet, pastrimin e inerteve, mbeturinave etj.. Në bashkinë Mirditë raportohet: Si pasoje e vazhdimit te gërryerjes së tokës bujqësore në Zall – Donaj nga Lumi Fan i Vogël, rreth ores 00:00 jane rrëzuar përsëri shtyllat elektrike të TM, të spostuara një ditë më parë nga OSHEE, pasi gërryerjë ka avancuar duke kaluar vendin e spostimit, duke lënë pa energji fshatin Ndërfanë, Gëziq, Kalanjan, Cekaj. Avancimi i gërryerjes po shkon drejt rrugës së fshatit dhe banesave. Pë sa më sipar këkohet mbështetjë në mënyrë urgjente nga Ministria e Bujqësisë nëpërmjet mjeteve të DRUK Lezhë, sipas kërksës së drejtuar, që me datën 09.01.2026, ku AKMC është vënë në dijeni. Problematikë tjetër alarmante është tubacioni i zbuluar i linjës së ujësjellësit të qytetit të Rrëshenit dhe jo vetëm, nga gërryerjet e përroit në fshatin Jezull, nga e cila rrezikohet këputja e tij, si dhe me avancimin e mëtejshëm rrezikohet dhe shembja e aksit rrugor që lidh një sërë fshatrash. Nga verifikimet e fundit të kryetra nga strukturat e EC të bashkisë , si pasojë e reshjeve të shiut të ditëve të fundit, në disa fshatra janë konstatuar rrëshqitje toke, të cilat paraqesin rrezik për banesa dhe prona private. Nga DRUK raportohet Dhe sot me 5 mjete kamion privat te tonazhit te larte 20 m3 , 2 mjete eskavator te DRUK; 20 punonje dhe 3 fouristrada pune te DRUK, me prezencën e mbështetjen e Policisë bashkiake, do të vazhdojë puna për përforcimin e argjinaturës së lumit Drin në fshatin Ishull Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë. Furnizimi me ujë të pishëm ka vazhduar rregullisht, kurse me energji sipas problematikave të raportuara më lart. Niveli i lumit Drin vazhdon të ketë ulje, duke shkuar në parametrat normal për periudhën, po kështu dhe lumi Mat, pas reduktimit të shkarkimeve nga H/C Shkopet e Qafë Mollë. Probleme me akset rrugore deri tani nuk raportohen.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit