

Myrto Uzuni investon në turizëm, blen hotel në Palasë
Futbollisti i njohur shqiptar Myrto Uzuni ka zgjedhur të investojë në Shqipëri, duke finalizuar blerjen e një hoteli në zonën turistike të Palasës, në bregdetin shqiptar.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Uzuni përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se ky investim është bërë me dashuri për vendin dhe me mendimin për brezat që do të vijnë. Ai thekson se Shqipëria për të nuk është vetëm një vend, por ndjenjë, bukuri dhe krenari.
Hoteli do të mbajë emrin “Uzuni Hotel”, duke shënuar kështu një hap të sportistit edhe në fushën e sipërmarrjes dhe turizmit.
Ky është ndër rastet e rralla që futbollistët shqiptarë bëjnë investime të tilla.
Kush është Myrto Uzuni
Myrto Uzuni është një nga futbollistët më të njohur shqiptarë të viteve të fundit. I lindur në Berat, ai është sulmues i Kombëtares shqiptare dhe ka ndërtuar karrierë të suksesshme jashtë vendit, veçanërisht në Spanjë, ku është aktivizuar me Granada CF, duke u dalluar si një nga golashënuesit kryesorë të skuadrës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






