Transmetuar më 10-01-2026, 22:52

Gjatë spektaklit të kësaj të shtune, banorët e Big Brother Albania VIP 5 mësuan për pasojat nga përmbytja në Shqipëri për shkak të motit të keq prej pesë ditësh.

Moderatori Ledion Liço u tregoi se kanë qenë ditë të vështira për shumë familje dhe se Fondacioni Dritan Hoxha dhe Top Channel nisi një fushatë fushatë bamirësie për familjet e prekura.

“Ka qenë ditë jo të lehtë për shumë familje shqiptare. Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha me qindra banesa të përmbytura dhe toka nën ujë. Në këtë kuadër fondacioni Dritan Hoxha dhe Top Channel nisi një fushatë bamirësie duke iu gjendur familjeve afër me çdo gjë. Kanë qenë vërtetë ditë vështira”-tha moderatori, ndërsa disa prej banorëve u përlotën pas klipit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit