Transmetuar më 10-01-2026, 22:25

Këngëtari Stine ka vendosur të largohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 5, duke deklaruar gjatë nisjes së spektaklit të së shtunës se nuk ka më arsye për të qëndruar në garë.

“E kam thënë disa herë arsyen. Mendoj se nuk kam më arsye që të rri këtu. Atë arsye që kisha kur hyra nuk e kam më. Arsyeja ka qenë që thjesht të luaj, tani më ka ik dëshira e lojës. Jam në vendin e gabuar, kështu që vendosa të dal. U mundova të ambientohem, por është e pamundur. Është e gjitha me veten time, s’ka lidhje me askënd,” tha Stine.

Opinionisti Arbër Hajdari e pyeti nëse ka ndonjë arsye për të qëndruar, duke nënvizuar se disa herë këngëtari nuk ishte i fokusuar te loja dhe te marrëdhëniet me banorët e tjerë, gjë që krijon konfuzion. Stine u përgjigj: “Nuk dua ta ekspozoj më shumë se kaq njeriun, kjo është.”

Kur u pyet nëse ka pasur vështirësi me banorët e tjerë, Stine pranoi: “Po ndoshta dhe po. Nuk është çudi e madhe. Big Brother-i im është koha që do harxhoj me familjen time, vajzën dhe gruan time.”

Me këtë vendim, këngëtari tërhoqi vëmendjen e publikut dhe mbylli kapitullin e tij në edicionin e pestë të Big Brother VIP Albania.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit