

Fier-Shegan, 10 janar 2026 Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në fshatin Fier-Shegan, në aksin rrugor Lushnjë–Berat, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
Sipas të dhënave paraprake, një mjet tip “Benz” me targa AB 929 MT ka goditur një shtetas që po tentonte të kalonte rrugën. I plagosuri është transportuar me urgjencë nga ambulanca drejt spitalit të Lushnjës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Viktima është identifikuar si Enver Pepa, 59 vjeç, banor i fshatit Fier-Shegan. Automjeti drejtohej nga Orgest Kasa, 35 vjeç, gjithashtu banor i zonës.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e qarkullimit rrugor, e cila po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është ndaluar për veprime të mëtejshme procedurale.
Lushnjë / Informacion paraprak
Rreth orës 18:50, në aksin rrugor “Berat–Lushnjë”, shtetasi E. K., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin E. P., rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. K., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






