Transmetuar më 10-01-2026, 19:24

Vlorë, 10 janar 2026

Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë zonën e Llogarasë, duke shkaktuar bllokim të qarkullimit të automjeteve dhe vështirësi të theksuara në lëvizje përgjatë aksit rrugor.

Sipas informacioneve nga terreni, mungesa e zinxhirëve dhe mosndërhyrja në kohë për pastrimin e rrugës kanë bërë që disa automjete të rrëshqasin, duke krijuar rrezik për drejtuesit dhe pasagjerët. Në disa segmente, qarkullimi është paralizuar, ndërsa mjetet janë detyruar të ndalojnë në pritje të përmirësimit të kushteve.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjet e panevojshme drejt zonës së Llogarasë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit në kushte dimërore, duke u pajisur me goma dimërore ose zinxhirë.

Ndërkohë, pritet ndërhyrja e mjeteve borëpastruese për pastrimin e aksit dhe rikthimin gradual të normalitetit në qarkullim, në varësi të përmirësimit të kushteve atmosferike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit