Transmetuar më 10-01-2026, 18:56

Shkodër, 10 janar 2026 Pas përmbytjeve të ditëve të fundit, vendi po përballet edhe me bllokime të akseve rrugore si pasojë e reshjeve intensive të borës dhe përkeqësimit të kushteve atmosferike. Autoritetet kanë njoftuar se është ndaluar qarkullimi i automjeteve në segmentin rrugor Bogë–Qafë Thore–Theth, për shkak të rrezikut të lartë nga ortekët e dëborës.

Sipas strukturave përgjegjëse, rrezikshmëria në këtë aks është shtuar ndjeshëm jo vetëm për shkak të akumulimit të borës, por edhe të kufizimit të fushëpamjes, çka e bën qarkullimin veçanërisht të rrezikshëm gjatë orëve të natës. Për këtë arsye, segmenti do të qëndrojë i bllokuar deri në orët e mëngjesit.

Kalimi i automjeteve do të lejohet vetëm në raste emergjence dhe vetëm në shoqërim nga mjetet borëpastruese dhe shërbimet e Policisë, me qëllim garantimin e sigurisë së udhëtarëve.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat malore dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për situatën e akseve rrugore, deri në përmirësimin e kushteve të motit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit