

Rruga e Arbrit është bllokuar pasditen e sotme si pasojë e kushteve të vështira atmosferike, me reshje bore dhe prani të ngricës në segmentet malore. Si rezultat, nga të dyja anët e rrugës janë krijuar radhë automjetesh që shkojnë deri në 10 kilometra.
Sipas raportimeve nga terreni, qarkullimi është rënduar ndjeshëm, ndërsa mjetet lëvizin me vështirësi për shkak të rrëshqitjes së rrugës.
Gazetari Enver Doçi, në një lidhje live për News24, bëri me dije se Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë, si dhe të respektojnë normat e shpejtësisë dhe udhëzimet e shërbimeve të policisë në terren.
Autoritetet këshillojnë drejtuesit e automjeteve të shmangin udhëtimet e panevojshme në këtë aks rrugor deri në përmirësimin e kushteve të motit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






