

Hidrocentralet e Ulëzës dhe Shkopetit kanë hapur portat, duke rritur ndjeshëm prurjet në lumenjtë e zonës. Sipas të dhënave zyrtare, nga hidrocentrali i Ulëzës po derdhen rreth 400 metra kub ujë në sekondë, ndërsa nga ai i Shkopetit rreth 450 metra kub në sekondë.
Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, janë regjistruar përmbytje në disa fshatra të zonës së Kurbinit dhe Lezhës, duke shkaktuar probleme për banorët dhe tokat bujqësore.
Autoritetet lokale ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën nga afër. Ndërkohë, u bëhet thirrje banorëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin zonat e rrezikuara dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës.
Situata mbetet nën vëzhgim, ndërsa prurjet e lumenjve pritet të mbahen nën kontroll në varësi të kushteve hidrologjike.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






