Transmetuar më 10-01-2026, 15:02

Partia Demokratike ka vendosur të thërrasë një tjetër protestë kombëtare, e cila pritet të mbahet më 24 janar. Vendimi u diskutua gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, ku u theksua nevoja për intensifikimin e aksionit opozitar.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, propozoi që protesta të mos jetë e kufizuar në një tubim të vetëm, por të shndërrohet në një protestë të qëndrueshme. Sipas tij, opozita duhet të kalojë në një fazë të re të veprimit politik.

“Koha për protesta ka kaluar. Rruga e vetme për largimin e kësaj qeverie është kalimi në protestë të vazhdueshme,” u shpreh Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë, duke theksuar se opozita duhet të veprojë me vendosmëri dhe qartësi.

Në të njëjtën linjë, Berisha komentoi edhe ngjarjen e djegies së disa bizneseve në tregun e “5 Majit”, duke akuzuar atë që e cilësoi si “mafia e betonit” për vënien e zjarrit me qëllim ndërtimin e kullave. Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka deklaruar se zjarri ka qenë aksidental.

Protesta e 24 janarit pritet të jetë një nga veprimet kryesore të opozitës në javët në vijim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit