Transmetuar më 10-01-2026, 14:08

TIRANË, 10 janar 2026 – Një shtetas shqiptar, i dënuar me 6 vite burgim dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë.

Interpol Tirana njoftoi se, si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale me Interpol Wiesbaden/Gjermani, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua ekstradimi i shtetasit Sokol Ndreka, 51 vjeç.

Sipas autoriteteve, Ndreka ishte dënuar në vitin 2024 nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me 6 vite burgim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Përmbledhje e ngjarjes

Më 31 tetor 2022, në rrugën dytësore Tiranë–Durrës, policia ndaloi një automjet ku udhëtonin 15 shtetas të huaj, të identifikuar si emigrantë të paligjshëm. Nga hetimet e kryera rezultoi se Sokol Ndreka ishte i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të emigrantëve.

Falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani dhe më pas ekstradimi drejt vendit tonë, për vuajtjen e dënimit të dhënë nga drejtësia shqiptare.

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Gjermania një shtetas i dënuar me 6 vite burgim.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden/Gjermani, në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Sokol Ndreka, 51 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vite burgim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Përmbledhje e ngjarjes:

Më datë 31.10.2022, në rrugën dytësore Tiranë–Durrës, janë kapur në një automjet 15 shtetas të huaj (emigrantë të paligjshëm).

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Sokol Ndreka ishte i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të emigrantëve.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden/Gjermani, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit