Transmetuar më 10-01-2026, 13:44

TIRANË, 10 janar 2026, ora 13:39 – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta lidhur me zjarrin në zonën e njohur si “5 Maji” në Tiranë, ku sipas tij janë shkatërruar mbi 100 biznese.

Gjatë një deklarate publike, Berisha tha se ngjarja nuk ishte aksidentale, por sipas tij, lidhet me interesa të krimit të organizuar dhe plane për zhvillime ndërtimore në këtë zonë.

Ai akuzoi atë që e cilësoi si “mafia e drogës dhe e kokainës” për djegien e bizneseve, me qëllim lirimin e hapësirave për ndërtimin e kullave.

“Në një kohë kur nuk jepet asnjë ndihmë dhe nuk caktohen fonde për mbështetje, digjen biznese në mes të Tiranës. Mijëra qytetarë humbasin burimin e jetesës, ndërsa qindra mijëra të tjerë mbeten pa mundësi për të siguruar mallra bazë,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se tregu i “5 Majit” ka qenë një pikë e rëndësishme për qytetarët dhe se shkatërrimi i tij ka sjellë pasoja të rënda sociale dhe ekonomike.

Berisha i bëri thirrje Partisë Demokratike për angazhim maksimal në përmbushjen e misionit të saj politik, duke e cilësuar këtë rast si një shembull të asaj që ai e quan lidhje mes pushtetit, krimit dhe interesave ndërtimore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit