Transmetuar më 10-01-2026, 12:34

10 Janar 2026

Elbasan – Rruga Elbasan–Gjinar u bllokua paraditen e sotme për rreth një orë, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe shkëmbinjve, të shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut gjatë kësaj jave.

Incidenti u regjistrua rreth orës 10:00, në afërsi të fshatit Lleshan, duke ndërprerë përkohësisht qarkullimin e automjeteve dhe duke krijuar vështirësi për banorët dhe mjetet që lëviznin në këtë aks kryesor. Rruga lidh disa fshatra të zonës së Shpatit me qytetin e Elbasanit dhe regjistron fluks të shtuar gjatë fundjavave, për shkak të vizitorëve që frekuentojnë zonat e turizmit dimëror malor.

Aktualisht, është hapur një korsi për të rikthyer qarkullimin, ndërsa në terren po punojnë ekipet e ASHP-së së Bashkisë Elbasan dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) për pastrimin e inerteve dhe normalizimin e trafikut.

Autoritetet apelojnë tek drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën dhe të informohen për gjendjen e rrugës, pasi reshjet e vazhdueshme rrisin rrezikun e rrëshqitjeve të tjera në zonë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit