

Kamëz – Policia ka zbuluar në Kamëz një magazinë ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, të cilave u vendoseshin logo të markave të njohura ndërkombëtare.
Si rezultat i operacionit, shtetasi turk Ozkan Sulun, 46 vjeç, u arrestua, ndërsa u shpall në kërkim Mehmet Karçiga, 50 vjeç. Gjithashtu, tre punonjëse të magazinës – L. M., Sh. M. dhe Sh. B. – procedohen në gjendje të lirë.
Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë sekuestruan:
sasi të konsiderueshme veshjesh dhe këpucësh,
makineri lazeri, printimi dhe stampimi,
stampa/logo të markave ndërkombëtare,
1 celular, si dhe dokumente dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Operacioni, i koduar “Brands 2”, u organizua nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, me mbështetjen e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas administrimit të informacionit që tregon se në këtë magazinë magazinoheshin veshje të kontrabanduara dhe stampoheshin me logo false.
Policia po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e paligjshëm dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






