

Mirditë – Një incident i rrezikshëm u regjistrua gjatë mbrëmjes së djeshme në autostradën Rruga e Kombit, në kilometrin 34, ku një trailer autobot që transportonte karburant u përfshi nga flakët.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të zjarrfikëses së Mirditës, zjarri i përmasave të mëdha u vu nën kontroll në kohë, duke parandaluar pasoja serioze dhe shpërthimin e mundshëm të automjetit, si dhe përhapjen e flakëve në sasinë e madhe të karburantit që po transportohej.
Operacioni i emergjencës u krye me mobilizimin e një strukture të konsiderueshme zjarrfikëse, duke garantuar sigurinë e trafikut dhe banorëve përreth. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e incidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






