Transmetuar më 10-01-2026, 08:34

Foto arkivë Klos – Është gjetur automjeti që ra në rrjedhën e një përroi në Klos në orët e para pas mesnatës, ndërsa brenda mjetit nuk është konstatuar asnjë person.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit është identifikuar si Jurgen Karaj. Dyshohet se ai është marrë nga rrjedha e fortë e ujit pas aksidentit, ndërsa kërkimet për gjetjen e tij vijojnë.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë, shërbimet e emergjencës dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në operacionin e kërkimit përgjatë përroit dhe zonave përreth. Për shkak të errësirës dhe kushteve të vështira të terrenit, operacioni po kryhet me kujdes të shtuar.

Ende nuk ka informacion zyrtar nëse në automjet ndodheshin persona të tjerë në momentin e aksidentit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar në vijim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit