

Foto arkivë Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 01:00 të natës në Klos, ku një automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi numrin e personave që ndodheshin në mjet në momentin e aksidentit.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se në automjet udhëtonin 2 deri në 3 persona. Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë, si dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në kërkime.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






