

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshm. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit. Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshjet parashikohen me intensitet hera-herës deri të lartë. Gjatë ditës reshjet e shiut priten të jenë prezente me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit dhe në mënyrë të izoluar shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në zonën e Alpeve reshje bore në formën e stuhive të dëborës, në veri-verilindje në lartësitë mbi 100 metër dhe jug-juglindje në lartësinë mbi 200-300 metër reshje dëbore me intensitet deri mesatar. Në pjesën tjetër të vendit në orët e pasdites reshje bore me intensitet të ulët (flokë bore). Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve tëshiut dhe dëborës.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era pritet të fitoi shpejtësi deri në 24 m/s.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






