

9 Janar 2026
Tiranë – Qeveria ka miratuar një skemë të re për shpërndarjen e bonuseve mujore për pensionistët, që do të aplikohet gjatë gjithë vitit 2026. Vendimi i miratuar më 30 dhjetor përcakton kufizime të qarta: pensionistët me më shumë se 40 mijë lekë në muaj nuk përfitojnë bonus.
Bonusin më të lartë prej 1,800 lekësh në muaj do ta marrin pensionistët me pension deri në 40 mijë lekë, duke përfshirë pensionet urbane të plota, nënat me shumë fëmijë dhe ata që kanë punuar në profesione të vështira, si minatorë, naftëtarë ose metalurgë. Pensionistët me pension deri në 22 mijë lekë do të përfitojnë 800 lekë në muaj, ndërsa ata me pension deri në 18 mijë lekë do të marrin 1,000 lekë. Grupet e tjera, përfshirë pensionet familjare dhe pensionet e invaliditetit, do të përfitojnë nga 600 deri në 700 lekë, sipas kritereve të vendosura dhe tavaneve maksimale.
Në total, bonusin mujor do ta përfitojnë 727 mijë pensionistë nga 763 mijë në vend. Vetëm 36% e tyre do të marrin 1,800 lekë, 41% do të marrin 800 lekë, 10% rreth 1,000 lekë dhe pjesa tjetër 600-700 lekë.
Ndër të tjera, nga ky vit rritet mosha e daljes në pension për gratë nga 61 vjeç e 10 muaj në 62 vjeç, ndërsa për burrat mbetet 65 vjeç deri në 2031, me rritje të gradualshme deri në 67 vjeç në vitet e ardhshme. Po ashtu, kërkesa për vite pune për pension të plotë rritet nga 38 vite e 8 muaj në 39 vite pune.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






