Transmetuar më 09-01-2026, 22:47

9 Janar 2026

Kretë – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Messarës, ku dy vajza me probleme mendore, 14 dhe 22 vjeç, dyshohet se janë abuzuar seksualisht nga babai i tyre. Rasti u bë i njohur pas kallëzimit të bërë nga vëllai 23-vjeçar i vajzave, i cili mori kujdestarinë e tyre me urdhër të prokurorit.

Sipas kallëzimit, vajza 22-vjeçare ka lindur një fëmijë nga babai i saj. Vëllai i të dyjave ka deklaruar se aktet dyshohet të jenë kryer me kërcënime dhe shantazhe, ndërsa pretendon se nëna e vajzave kishte dijeni për ngjarjet.

Autoritetet po hetojnë për përdhunim të përsëritur, dhunë fizike dhe kërcënime nga babai, ndërsa nëna përballet me akuza për dhunë ndaj fëmijëve. Avokati i çiftit mohon akuzat, duke deklaruar se ekzistojnë prova që vërtetojnë pafajësinë e klientëve të tij.

Ndërkohë, fëmija i lindur nga përdhunimi ndodhet në mbikëqyrje të Shërbimeve Sociale, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit. Vëllai i vajzave ka theksuar se motrat ndihen të sigurta nën kujdesin e tij dhe shpreh shqetësim se mund të ketë përpjekje për t’i rikthyer ato në mjedisin familjar.

Rasti ka ngjallur shqetësim të madh në komunitet dhe ka nxitur reagime për mbrojtjen e të miturve dhe zbatimin e ligjit në situata të ngjashme të krimeve familjare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit