

Durrës, 9 janar 2026
Bashkia e Durrësit ka ngritur alarmin për përkeqësim të kushteve atmosferike, duke paralajmëruar se qyteti bregdetar do të përballet me erëra të forta gjatë orëve në vijim dhe deri në mëngjesin e së shtunës.
Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë nga autoritetet vendore, bazuar në parashikimet meteorologjike, nga ora 16:00 e ditës së sotme, era nga drejtimi jugor pritet të intensifikohet, duke arritur shpejtësi deri në 25 metra për sekondë.
Për shkak të rrezikut që mund të sjellë kjo situatë, Bashkia u bën thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin në mënyrë të vazhdueshme njoftimet zyrtare për sigurinë e tyre dhe të familjarëve.
Autoritetet theksojnë se strukturat bashkiake do të jenë në gatishmëri të plotë, për të përballuar çdo problematikë që mund të paraqitet si pasojë e kushteve të motit.
Situata pritet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






