

Gjermani, 9 janar 2026
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin Albstadt të Gjermanisë, ku tre persona, një çift të rinjsh dhe djali i tyre 6-vjeçar, kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në banesën e tyre.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në shtëpinë ku jetonin dy të rinjtë, 33 dhe 30 vjeç, së bashku me fëmijën e tyre. Shpërthimi ka shkaktuar zjarr të menjëhershëm dhe, fatkeqësisht, të tre anëtarët e familjes kanë ndërruar jetë mes flakëve.
Familja ishte me origjinë italiane, por prej vitesh jetonte dhe punonte në Gjermani.
Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të shpërthimit, ndërsa trupat e viktimave pritet të transportohen drejt Italisë, ku do t’u dorëzohen familjarëve për ceremonitë mortore.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe rrethanat e sakta të tragjedisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






