Transmetuar më 09-01-2026, 17:03

Tiranë, 9 janar 2026

Fundviti 2025 rezultoi më i kushtueshëm për familjet shqiptare krahasuar me vitet e mëparshme, si pasojë e rritjes së çmimeve në disa nga zërat kryesorë të shpenzimeve. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), inflacioni në muajin dhjetor arriti në 2.3%, nga 2.1% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e konsumit gjatë festave ka ndikuar në shtrenjtimin e mallrave dhe shërbimeve, por INSTAT thekson se ndikimi kryesor në inflacionin e dhjetorit 2025 ka ardhur nga qiratë, uji dhe lëndët djegëse, të cilat kanë kontribuar me 0.96% në inflacionin total. Pas tyre renditen ushqimet me një ndikim prej 0.56%, mobiliet dhe pajisjet shtëpiake me 0.16%, si dhe hotelet, baret dhe restorantet me 0.15%.

Në krahasim me dhjetorin e vitit 2024, rritja më e ndjeshme e çmimeve në shportën ushqimore është regjistruar te produktet e bulmetit, mishi dhe prodhimet e detit, ndërsa rritje më të moderuar kanë pasur frutat dhe perimet.

INSTAT vëren se

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit