Transmetuar më 09-01-2026, 15:40

TIRANË- Ngjarja me përmbytjet në Shqipëri kanë shkaktuar jehonë ndërkombëtare. Agjensia britanike e lajmeve, Reuters, ka kushtuar një hapësirë të veçantë përmbytjeve të ditëve të fundit në Shqipëri, duke nxjerrë pamje toka nën ujë.

Reuters filllimisht përmend daljen e lumit Vjosa nga shtrati e më pas shkruan se, autoritetet në Shqipëri po përdorin gomohet për të shpëtuar banorët e bllokuar dhe për të evakuar të tjerët.

"Ekipet e emergjencës në Shqipëri përdorin varka për të shpëtuar banorët e bllokuar pasi shirat e rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje. Shërbimet e emergjencës thanë se po punonin për të larguar ujin nga rreth 800 shtëpi dhe ndërtesa, dhe për të strehuar rreth 300 persona në objektet e ushtrisë dhe policisë. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë përfshirë nga bllokime nga bora dhe moti që nga e diela, me mbylljen e rrugëve dhe linjave hekurudhore, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe mungesën e ujit të pijshëm”, shkruan Reuters.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit