

TIRANË – 9 Janar 2026
Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se plagosi me thikë një 18-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni i koduar “Catch” u zhvillua në kuadër të punës për parandalimin e veprimtarive kriminale dhe kapjen e personave në kërkim. I arrestuari, me iniciale E.R., ishte shpallur në kërkim që prej 23 nëntorit 2025.
Policia bën me dije se materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
“Plagosi me mjet prerës një 18-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, në kuadër të operacionit ‘Catch’, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin E.R., 19 vjeç. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






