

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 18-vjeçari në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur më 23 nëntor 2025, ku i riu është goditur me mjet prerës gjatë një përplasjeje fizike.
Pas hetimeve dhe veprimeve operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë identifikuar dhe lokalizuar autorin e dyshuar.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Catch”, u arrestua shtetasi E. R., 19 vjeç, i cili ishte shpallur më herët në kërkim për këtë ngjarje.
Policia bën me dije se arrestimi u krye në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





