

Qeveria po harton paketën që do garantojë dëmshpërblimin për tokat bujqësore dhe banesat.
Sot në orën 08:30, kryeministri Edi Rama do të mbledhë në godinën qeveritare Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar problematikën e përmbytjeve në mbarë vendin.
Pjesë e mbledhjes do jenë ministritë e linjës, përgjegjëse për të menaxhuar situatën: Ministria e Mbrojtjes, e Brendshme, e Financave, Energjia, Infrastruktura, Bujqësia si dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Në mbledhje do të diskutohet edhe për paketën e dëmshpërblimeve, nga e cila do të përfitojnë të gjithë familjarët, bizneset dhe fermerët që u janë prekur tokat bujqësore.
Më herët Kryeministri Rama, përmes postimeve në rrjetet sociale gjatë gjithë ditës, i ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të komunikojnë për çdo nevojë me institucionet, të cilat sipas tij janë në terren 24 orë në 24.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






