

TIRANË- Kryetarja e Komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani ka deklaruar se kapanoni i parë u dogj, si pasojë ëe zjarrir në tregun e rrobave të vjetra në lagjen 5 Maj. Gjatë një prononcimi për mediat, Ristani tha se nuk ka asnjë rrezik për shpërhapjen e zjarrit në qendrat e banuara. Ajo tha se po punohet për shuarjen e zjarrit dhe flakët janë nën kontroll.
Anuela Ristani: Vatra zjarri shumë të konsiderueshme. Për shkak të materialeve qëllim ka qenë ta eliminojmë në kapanone e parë është përhapur në kapanonin e dytë. Nuk ka asnjë rrezik për shpërhapjen e zjarrit në qendrat e banuara. Ajo që jemi duke bërë po kontrollojmë deri në fund zjarri në të vend. Nuk ka dëm në njerëz. Duhet kohë të eliminohet i gjithë. Zona është goxha e madhe. Nuk arritëm ta shpëtojmë kapanonin. Është në kontroll dhe nuk ka rrezik
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






