Transmetuar më 08-01-2026, 19:49

Situatë alarmante te “5 Maji”: Zjarr i madh përfshin tregun e rrobave të përdorura në Tiranë

TIRANË – Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme tregun e rrobave të përdorura në zonën e njohur si “5 Maji”, në kryeqytet, duke shkaktuar panik dhe ndërhyrje masive të shërbimeve zjarrfikëse.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke e bërë situatën serioze. Në vendngjarje kanë mbërritur rreth 30 forca zjarrfikëse dhe 6 automjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Deri në këto momente, shkaqet e rënies së zjarrit dhe dëmet e shkaktuara nuk dihen, ndërsa autoritetet po vijojnë ndërhyrjen dhe vlerësimin e situatës.

Nuk raportohet për persona të lënduar, por zona mbetet nën monitorim për shkak të rrezikut të përhapjes së flakëve. Autoritetet pritet të japin informacion zyrtar në vijim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit