

Gramsh, 8 janar 2026 – Tre persona që kishin mbetur të bllokuar në dëborë në zonën malore të Gramshit janë shpëtuar falë ndërhyrjes së banorëve të fshatit Rovje dhe ekipeve të zjarrfikësve të Gramshit.
Bllokimi i tyre ishte shkaktuar nga era e fortë dhe trashësia e madhe e dëborës, që krijoi vorbulla të mëdha në zonën e njohur si “Ara e Dares”, duke penguar lëvizjen dhe orientimin.
Pas lokalizimit, personat u shoqëruan në banesat e tyre dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet lokale vlerësuan rolin kyç të banorëve në përfundimin me sukses të operacionit shpëtimor në kushte të vështira atmosferike.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






